SMART · SECURE · GREEN

Historia jonë

Rrugëtimi ynë ka nisur në vitin 2007, e themeluar si një kompani me një vizion të qartë në ofrimin e zgjidhjeve në fushën e teknologjisë së informacionit për biznese të vogla, të mesme dhe korporata. Falë eksperiencës dhe menaxhimit të sukseshëm, këto 16 vite kanë qënë një histori suksesi, bazuar kjo në standartet e larta të vendosura nga kompania mëmë e grupit, CCS, e cila operon qysh prej vitit 1993 në tregun shqiptar. 

TETRA lindi nga nevoja për të mbuluar atë pjesë të shërbimeve dhe zgjidhjeve që i mungonte tregut shqiptar, si zgjidhje inteligjente në fushën e sistemeve të akses-kontrollit për mjete dhe njerëz, zgjidhje për karikimin e automjeteve elektrike dhe fushën e automatizimit të proceseve të biznesit. 

Kompania jonë sot është prezente me 3 vendndodhje të ndryshme, me zyrat qendrore ne qytetin e Tiranës, zyra jonë ne qytetin e Durrësit dhe së fundmi me zyrën tonë të re në qytetin e Prishtinës për të ofruar eksperiencën dhe ekspertizën tonë edhe në tregun kosovar.

MISIONI

Falë teknologjisë inovative, produkteve cilësore dhe suportit profesional, t’i ofrojmë biznesit lehtësi në menaxhimin e proceseve të punës, siguri të lartë, efiçencë dhe optimizim të kostove operacionale.  

Me anë të zgjidhjeve tona “GREEN”, ne jemi të përkushtuar në mbrojtjen e mjedisit. 

VIZIONI

T’i ofrojmë biznesit në Shqipëri dhe Kosovë zgjidhje teknologjke bashkëkohore në funksion të rritjes së sigurisë dhe shfrytëzimit maksimal të potencialit. Kjo sipas standardeve më të larta të ofruara nga eksperienca e partnerëve tanë evropian. 

VLERAT

Vlerat që na shoqërojnë në rrugëtimin tonë janë: Smart, Secure, Green

Smart – Për sistemet dhe shërbimet inteligjente që TETRA sjell në Shqipëri

Secure – Për zgjidhjet më të sigurta që i ofrojmë biznesit në sistemet e parkimit dhe akses-kontrollit

Green – Për një mjedis dhe të nesërme më të pastër nëpërmjet karikuesve të automjeteve elektrike

ZGJIDHJET TONA

PROJEKTET

TEG
AIR ALBANIA
QSUT
KOMPLEKSI KIKA
Previous slide
Next slide

PARTNERET

SKIDATA
Sisteme të automatizuara parkimi Sistemi i parkimit Skidata, falë softuerit modular përmbush nevojat tuaja duke filluar nga ambjentet e vogla të parkimit, deri në projekte komplekse dhe të mëdha. Sistemet Skidata ofrojnë siguri, transparencë dhe komoditet për përdoruesin.
CIRCONTROL
Karikues për automjete elektrike Gama e produkteve të kompanisë lider Circontrol për karikiminin e automjeteve elektrike është e gjerë dhe ofron zgjidhje karikimi në AC dhe DC, pra karikues normal dhe karikues të shpejtë.
GUNNEBO
Për një ambjent të sigurtë, pajisjet Gunnebo janë zgjidhja e duhur.
GYMGEST
Program për menaxhimin e qendrave multifunksionale Programi ”Gymgest” është një softuer modular që mundëson menaxhimin e palestrave, pishinave, por edhe qendrave multifunksionale dhe komplekse për nga numri i shërbimeve të ofruara.
Zuccheti Group
Sistem akses-kontroll dhe menaxhim i kohës së punës Sistemet e akses-kontrollit plotësojnë nevojën tuaj për siguri në ambjentet e biznesit tuaj, kontroll të plotë mbi hyrje-daljet, dhe menaxhim të kohës së punës për stafin.
Previous slide
Next slide
×

Hello!

Click one of our contacts below to chat on WhatsApp

× How can I help you?