OK

13 Mars 2014 - Tetra Solutions mori pjesë në eventin “Tech Thursday”, event i organizuar nga Protik dhe ALCIRT.

Ky takim u organizua nga Protik dhe ALKIRT dhe qëllimi kryesor i këtij takimi ishte diskutimi rreth sfidave që paraqet siguria kibernetike në Shqipëri, e parë nga këndvështrimet e institucioneve dhe bizneseve të ndryshme. 
Tetra Solutions mori pjesë si një ndër aktorët kryesorë në zbatimin e mjaft zgjidhjeve teknike për sigurinë kibernike si në sektorin shtetëror ashtu dhe në atë privat. Prezantimi i kryer nga përfaqësuesi  i Tetra Solutions në këtë event, shtroi një sërë problematikash kryesore që ndeshen më shpesh në sistemet IT dhe infrastrukturën e rrjetit. Gjithashtu në këtë prezantim u paraqitën stategji të ndryshme që mundësojnë arritjen e sigurisë së nivelit të lartë, ku vlejnë të përmenden:

- Rritja e investimit në sferën e edukimeve profesionale nga liderët botërorë të TI – Cisco, Oracle, EC–Council, RedHat etj.
- Njohja e specialistëve IT me teknologjitë e fundit në fushën e Sigurisë
- Rritja e frymës së bashkëpunimit dhe shkëmbimi i njohurive ndërmjet sektorit privat edhe atij shtetëror. 
- Mundësia për zbatimin e modeleve dhe njohjen e eksperiencave nga shtete me zhvillim dhe arritje të larta në këtë drejtim.

Tetra Solutions vlerësoi pozitivisht organizimin e takimeve të tilla që mundësojnë përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës me qëllim rritjen e sigurisë kibernetike në Shqipëri.


Keshillohu

Kontakto menjehere
per te mesuar me shume. 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2016 Tetra Solutions