OK
  • English

Eventi “Zbatimi i Teknologjisë Inovative për transmetimin e të dhënave dhe Integrimi IP në Aplikacionet Kritike të Biznesit”

Tetra Solutions merr pjesë si bashkë-organizatore e eventit, të organizuar më 30 Janar 2014 në ambjentet e Hotel Rogner, nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Tiranë  dhe shoqëria Amerikane Transition Networks, eventi i cili u zhvillua nën kujdesin e Ambasadorit të SHBA Z.Aleksandër Arvizu. 

          foto

 

 

Subjekti kryesor i këtij eventi ishte “Zbatimi i Teknologjisë Inovative për transmetimin e të dhënave dhe Integrimi IP në Aplikacionet Kritike të Biznesit”, pjesë e programit “Besueshmëri e lartë në Integrimin fibrës”.
Të ftuar në këtë event ishin përfaqësues të institucioneve të rëndësishme shqiptare si në sektorin shtetëror dhe atë privat, ku përmendim sektorin e transportit detar dhe rrugor, energjisë, bankar, doganor, si dhe institucione qeveritare qendore dhe lokale.
Gjithashtu, në këtë event pati përfaqësues të Transiton Networks, Minnesota, U.S.A, dhe Prage, Republika Çeke.

Gjatë aktivitetit u zhvilluan prezantime lidhur me Rritjen e besueshmerisë dhe garantimin e performancës së lartë për Aplikacionet e përdoruesve fundore si dhe Teknologjisë së rrjetave të transmetimit me performancë të lartë. Një nga çeshtjet kryesore të trajtuara në event, kishte të bënte me zhvillimet e fundit në fushën e teknologjisë së komunikimit në tregun botëror, sfidat aktuale të teknologjisë së komunikimit në Shqiperi si dhe ndihmesa, asistenca, eksperienca dhe zgjidhjet e Transition Network për përballimin e sfidave të aktorëve kryesorë vendas.
Gjatë eventit,u prezantuan zgjidhje të Transition Network, në mbarë globin dhe në kushte klimaterike dhe ambjentale ekstreme (përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Afrikë, Alaskë) si dhe industri dhe fusha të ndryshme të zbatimit si siguria rrugore, nafta dhe gazi, edukimi dhe shëndetesia, prodhimi dhe telekomunikimi.         

Produktet kryesore të teknologjisë së Transition Networks janë: MSA Compliant SFP Simplex LC,  MSA Compliant SFP Duplex LC,  MSA Compliant SFP CWDM Wavelengths, MSA Compliant 10G SFP+, GBICs, HP Compatible SFP, Cisco Compatible SFP, Cisco Compatible SFP+, Gigabit Ethernet etj 
Gjithashtu Transition Networking ofron një portofol të gjerë produktesh ku përmenden:

• Mobile Backhaul
 o 2G, 3G,4G LTE
 o Circuit Emulation

• Business Services & Cloud Services
 o WAN connect
 o Inter-Office Communication

• Carrier Exchange Network
 o Fiber Extension
 o Cross-Connect

• Fiber Conservation (WDM)
 o Optimize Existing Fiber
 o Increase Bandwidth

Teknologjia Transition Networks aktualisht është lider në përshtatjen, përshkallëzimin, eficiencën, zgjidhjet optike me qëllim sigurinë e komunikimit në asetet kritike të network-ut. Kjo teknologji zbatohet gjerësisht në botë në shumë sektorë të rëndësishëm si: sektori financiar, shëndetsor, bankës, telefonisë etj 

Një ndër sektorët mjaft me rëndësi ku përmendet zbatimi i Transition Networks në Shqipëri,eshte sistemi i Check in-it në Autoritetin Portual Durrës, nga kompania Tetra Solutions.
Tetra Solutions u vlerësua në këtë takim nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Tiranë, si një partner mjaft i rëndesishëm dhe me eksperiencë shumë vjeçare në ketë drejtim në tregun Shqiptar.

Keshillohu

Kontakto menjehere
per te mesuar me shume. 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2016 Tetra Solutions