OK
  • English

TETRA Solutions behet VMware Enterprise Partner

Tetra Solutions ka kënaqësinë të njoftojë se kemi arritur Statusin e Partneritetit ne Nivelin Enterprise me liderin në zgjidhjet ne virtualizim dhe cloud infrastructure VMware. Statusi Enterprise Partner lejon TETRA Solutions për të marrë një qëndrim më te pergjegjshem ndaj mundësive te virtualizimit ne çeshtjet e ofrimit te opsioneve te gjelber, te besueshem dhe te sigurte te qendrave te te dhenave te ndermarrjeve. Si një partner Enterprise ne VMware, Tetra Solutions tani ka akses në burime të tilla si trajnimet dhe sherbimet, licencat e software-it, programet e certifikimit te punonjesit dhe akses direct ne stafin teknik te VMware.TETRA Solutions ka kenaqesine gjithshtu për të njoftuar arritjen e Kompetences ne Infrastrukturën e  Virtualizimit, e cila njeh ekspertizën tonë në rritje në planifikimin, projektimin dhe ne zbatimin e projekteve të nivelit të Enterprise Virtualization.

Vmware, udhëheqës global në Virtualizim dhe Cloud Infrastructure, u ofron zgjidhje te provuara klienteve qe ulin ne menyre te ndjeshem kompleksitetin TI dhe mundësojnë shperndarje më fleksibile të shërbimit. VMware përshpejton kalimin e një organizate ne cloud computing, ndërkohë që ruan investimet ekzistuese duke bërë të mundur shperndarjen efikase pa kompromentuar kontrollin. Me më shumë se 190.000 klientë dhe 25.000 partnerë VMware ndihmon organizatat e të gjitha madhësive per të mbrojtur lirinë e zgjedhjes dhe per te aktivizuar keto biznese përmes kursimit të energjisë financiare dhe njerëzore.

TETRA Solutions eshte Kompani Kryesore e Integrimit te Sistemit qe ofron zgjidhje TI, sherbime dhe trajnime profesionale per organizatat financiare, qeverine lokale dhe qendrore, ndermarrjet, kompanite e telekomunikacionit dhe ofruesit e sherbimit te internetit. Ne te gjitha sherbimet dhe zgjidhjet ne jemi te fokusuar ne mbeshtetjen e klienteve tane me ciklin e plote te teknologjise duke nisur nga konsulenca, dizenjimi, implementimi deri tek suporti i avancuar dhe trajnimet profesionale.

Per me shume informacion mbi zgjidhjet ne VMware  na kontaktoni ose vizitoni http://www.vmware.com/

Keshillohu

Kontakto menjehere
per te mesuar me shume. 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2016 Tetra Solutions