OK
  • English

TETRA Solutions merr pjese ne Panairin “Edukim per Zhvillim te Qendrueshem”

TETRA Solutions ka kenaqesine te njoftoje se do te marre pjese  ne Panairin “Edukim per Zhvillim te Qendrueshem”, 2010, ku do te promovohen alternativat e kualifikimit profesional per te rinjte ne teknologjine e informacionit. Ne panair do te prezantohen nje numer i madh i institucioneve te edukimit, ku do te ofrohet nje informacion i dobishem ne mundesite e studimit ne Shqiperi dhe vende te tjera, si Anglia, Shtetet e Bashkuara etj. TETRA Solutions ka ne fokus zhvillimin e karrierave te te talentuareve ne teknologjine e informacionit duke u keshilluar rruge kualifikimi dhe duke ndjekur ecurine e karrieres se tyre ne TI.

Per kurset profesionale qe TETRA Solutions zhvillon ne Cisco, Microsoft, Oracle dhe CompTIA, kandidateve do t’u ofrohet nje pasqyrim i plote per avancimin e karrieres. Pajisja me njohurite dhe praktiken e trajnimeve profesionale duket se eshte edhe pika e avantazhit per te rinjte qe deshirojne te fitojne nje pozicion pune ne kompanite me ne ze ne vendin tone dhe jashte tij.

Panairi “Edukim per Zhvillim te Qendrueshem do te organizohet nga Dhoma Britanike e Tregtise dhe Industrise ne Pallatin e Kongreseve, te Enjten 21 Tetor deri diten e Shtune, 23 Tetor, 2010 ne orarin 09.00-20.00.

TETRA Solutions eshte Kompani Kryesore e Integrimit te Sistemit qe ofron zgjidhje TI, sherbime dhe trajnime profesionale per organizatat financiare, qeverine lokale dhe qendrore, ndermarrjet, kompanite e telekomunikacionit dhe ofruesit e sherbimit te internetit. Ne te gjitha sherbimet dhe zgjidhjet ne jemi te fokusuar ne mbeshtetjen e klienteve tane me ciklin e plote te teknologjise duke nisur nga konsulenca, dizenjimi, implementimi deri tek suporti i avancuar dhe trajnimet profesionale. TETRA Solutions ofron trajnime profesionale ne Microsoft, Cisco, Oracle dhe CompTIA dhe sherbimin e testimit ne Pearson Vue dhe Prometric.

Per me shume informacion kontaktoni ne adresen e emailit: education@tetra.al

Keshillohu

Kontakto menjehere
per te mesuar me shume. 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2016 Tetra Solutions