OK
  • English

TETRA Solutions merr pjese ne Panairin e Punes dhe te Studimit

TETRA Solutions merr pjese ne Panairin e Punes dhe te Studimit, i cili zhvillohet me date 17,18 dhe 19 Shtator ne Pallatin e Kongreseve. Ne kete panair do te promovohen alternativat e punesimit per te rinjte qe jane ne kerkim te tyre si dhe mundesite e kualifikimit profesional sipas fushes qe ndjekin.

Si gjithnje TETRA Solutions mbetet e hapur per te zhvilluar karrierat e te rinjve te talentuar, duke u ofruar mundesi punesimi, keshilluar rruge kualifikimi dhe duke ndjekur ne vazhdimesi ecurine e karrieres se tyre. Ne panairin qe do te qendroje i hapur nga ora 09.00-21.00 do te promovohen edhe zgjidhje, raste studimore, produkte dhe oferta konkrete te TETRA Solutions ne fushen e teknologjise se informacionit. Te ftuar do te jene studente, punonjes, specialiste,instruktore, biznesmene etj.  

Ne fokusin e TETRA Solutions mbetet ndihmesa qe do t’u jepet te rinjve ne pershtatjen me lehtesisht me profilet e ndryshme te pozicioneve te punes ne teknologjine e informacionit. Nepermjet kurseve profesionale qe TETRA Solutions zhvillon ne Cisco, Oracle, Sun dhe CompTIA, kandidateve do t’u ofrohet  nje formim i larte profesional i nevojshem per avancimin e karrieres. Pajisja me njohurite dhe praktiken e trajnimeve profesionale duket se eshte edhe pika e avantazhit per te rinjte qe deshirojne te fitojne nje pozicion pune ne kompanite me ne ze ne vendin tone.

Keshillohu

Kontakto menjehere
per te mesuar me shume. 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2016 Tetra Solutions