OK
  • English

TETRA Solutions, workshop për Virtualizimin

Siç mund të ketë dëgjuar secili prej jush deri më tani, në botën e sotme të IT-së ka gjithnjë e më shumë diskutime rreth Virtualizimit, Cloud Computing, Internal&External Cloud, Softwarit si një Shërbim, Virtualizimit të Aplikacioneve, Virtualizimit të Desktopëve, Virtualizimit të Storage etj. Virtualizimi konsiderohet për këtë dekadë si një trend gjithnjë e në zmadhim në treg dhe listohet në vendin e parë ndër prioritetet e CIO-ve për 2011.  Gartner vlerëson se shtrirja e virtualizimit në 2012 do të jetë 50%.

Për të parë këtë tendencë botërore, shumica e profesionistëve dhe menaxherëve në IT pyesin:

- Cilat janë benefitet e virtualizimit?
- A është ky zhvillim i rëndësishëm për organizatën time?
- Si do të ndikojë në planet e mia në vazhdimësi?
- Si mund të nis?


Për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve, për të diskutuar rreth benefiteve të virtualizimit, dhe çështjeve të tjera, TETRA Solutions organizoi në 6 Prill Workshopin “A mund të përballoni ju mos-Virtualizimin?”

Të pranishëm në këtë workshop ishin IT, vendimarrës, drejtues dhe administratorë të teknologjisë së informacionit në institucionet qeveritare, në sektorin bankar, në telekomunikacion, në edukim, në organizata ndërkombëtare etj.

Eventi u organizua në bashkëpunim me liderët botërorë të virtualizimit: VMware dhe WYSE. VMware, udhëheqësi botëror në virtualizim dhe cloud infrastructure, ofron zgjidhje të provuara me sukses nga klientët që përmirësojnë teknologjinë duke reduktuar ndërlikimin me ulje domethënëse të kostove dhe duke ofruar më shumë fleksibilitet. Ndërkohe që  Wyse Technology është lideri global në Cloud Client Computing. Portofoli i zgjidhjeve të Wyse përfshin industrinë e drejtuar me zgjuarsi të hollë, pa kosto dhe zgjidhjet e reja të Client PC klientit me menaxhimin e avancuar, Virtualizimin e desktopëve dhe softwerëve duke u mbështetetur në desktop, laptop dhe pajisjet e gjeneratës që do të vijë.


Më poshtë mund të gjeni:

-Axhendën
-VMware Presentation “Transform your Business with VMware Virtualization”
-TETRA Presentation “Improving Your Business Contiunity with Vmware”
-VMware Presentation “VMware from Datacenter to Desktop”
-Wyse Presentation “Wyse Technology: Cloud Client Computing”

Nëse dëshironi të bëni pyetje rreth këtyre teknologjive, mos hezitoni të na kontaktoni në adresën e emailit: info@tetra.al

Keshillohu

Kontakto menjehere
per te mesuar me shume. 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2016 Tetra Solutions