OK

Tetra Solutions në eventin Cisco Connect për Europën Jug-Lindore,02- 04 Prill 2014, Split, Kroaci.

  cisco

Tetra Solutions  do të marrë  pjesë në eventin Cisco Connect , eventi rajonal për Europën Jug-Lindore që do të zhvillohet në datat 2- 4 Prill 2014 në Split, Kroaci.

Tetra Solutions në këtë event merr pjese si partnere e CISCO-s me eksperiencë shumë vjeçare në tregun shqiptar, duke ofruar në vazhdimësi zgjidhje teknike CISCO të avancuara si dhe trajnime profesionale.
Cisco Connect është një event unik që ofron një forum të nivelit të lartë për prezantimin e zgjidhjeve teknologjike, më të fundit për nevojat e biznesit, prezantime që do të zhvillohen nga prezantues të lartë ekzekutiv të CISCO, të cilët do të ofrojnë analiza të detajuara teknike, sesione të orientuara drejt biznesit, së bashku me demostrime të drejtpërdrejta live  të zgjidhjeve të CISCO dhe mundësi të shumta të krijimit të network-ut. Cisco Connect do të ketë pjesëmarrje nga drejtues dhe menaxherë të  lartë të biznesit dhe teknike, ekspertë dhe partnerë të CISCO nga shumë vende pjesëmarrëse të Europës Jug-Lindore.


Për më shumë detaje rreth këtij eventi klikoni në linkun: www.ciscoconnectsee.com

Keshillohu

Kontakto menjehere
per te mesuar me shume. 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2016 Tetra Solutions