OK

Tetra Solutions organizon eventin për “Sigurinë në Sistemet e Teknologjisë së Informacionit”, në datën 5 Qershor 2014 në Tiranë.

Tetra Solutions organizon eventin për  “Sigurinë në Sistemet e Teknologjisë së Informacionit” , në datën 5 Qershor 2014 në Tiranë.

Modelet më të avancuara e të fundit të sigurisë për zbulimin dhe mbrojtjen e organizatave ndaj sulmeve të avancuara kibernetike, back up dhe siguria e paisjeve të rrjetit, siguria e komunikimit në rrjet me fokusin për të minimizuar impaktin mbi biznesin nga sulmet dhe mbrojtja e burimeve të organizatës, do të prezantohet në eventin për “Sigurinë në Sistemet e Teknologjisë së Informacionit”,  që organizohet nga Tetra Solutions në datën 5 Qershor 2014, në hotelin Rogner, Tiranë.
Në këtë event , përfaqësues të njohur në mbarë botën si  Cisco, HP dhe Real Sec do të prezantojnë mekanizma dhe teknologji të reja për të siguruar që informacioni dhe shërbimet të jenë të mbrojtura nga aksesi i paautorizuar, ndryshimi apo shkatërrimi.

Çështjet kryesore  që do të trajtohen në këtë event janë:

• Siguria e network-ut tuaj me produktet Cisco
• 10 pikat kryesore për të ofruar sigurinë efektive në kompani
• Platforma FireEye për trajtimin e sigurisë 
• Backbox 3.0, Backup i paisjeve të sigurisë në kompani

Të ftuar të marrin pjesë në këtë event janë përfaqësues nga instituticione të rëndësishme qeveritare dhe private, telekomunikimi, sektori  bankar si dhe kompani qendrore/lokale.

Keshillohu

Kontakto menjehere
per te mesuar me shume. 

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2016 Tetra Solutions