Fiskalizimi

Fiskalizimi Online

Kompania jonë, Tetra Solutions në zbatim të Ligjit Nr. 87/2019, datë 18.12.2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, çertifikohet në mënyrë të përbashkët nga DPT dhe AKSHI, duke pasur tanimë të drejtën e tregtimit të zgjidhjeve software-ike për proçesin e ri të Fiskalizimit, i cili fillon të hyjë në fuqi prej datës 1 janar 2021.

fiskalizimi

Çfarë ështe Fiskalizimi Online?

Fiskalizimi është një tërësi masash që përdoren për të zvogëluar evazionin fiskal në transaksionet me dhe pa para në dorë. Në procesin e fiskalizimit, të gjitha transaksionet (faturat) raportohen në kohë reale në Administratën Tatimore.
Për efekt të identifikimit dhe gjurmimit të çdo transaksioni, çdo fature i jepet numri identifikues i veçantë i faturës (NIVF). Ky sistem i ri do të krijojë një mekanizëm të mbikqyrjes në kohë reale, të pajisjeve fiskale që operojnë me para në dorë dhe atyre pa para në dorë.
Sistemi i ri i mundëson çdo qytetari të verifikojë menjëherë pas lëshimit të faturës, nëse ajo është raportuar në sistemin tatimor qendror. Ky process realizohet duke skanuar me telefon bar kodin unik të faturës dhe dërgimin e tij të menjëhershëm në departamentin përkatës të tatimeve. Disa benefite kryesrore jane:

1) Lidhje online me tatimet per faturat ne mberritje si dhe i autofaturave
2)Anullim ne kohe reale te fatures
3)Sistem i hapur qe mund te integrohet me cdo sistem ERP
4)Kryqezim automatik I librave te blerjeve dhe shitjes

Çfarë është Fatura Elektronike?

Fatura elektronike është një format zëvendësimi, me të njëjtën vlerë ligjore dhe fiskale, të faturës në letër.
“Fatura elektronike”  eshte në format dixhital që vërteton referencën kohore dhe nënshkrimin dixhital të leshuesit te fatures në format elektronik per bleresin, i cili mund të ruhet në formatin original.
Dokumentet janë sipas standardit të Bashkimit Europian në shoqërim të Direktivës 2014/55 të BE, datë 16 prill 2014 “Mbi faturimin elektronik në prokurimin publik”.
Specifikimet janë gjithashtu në përputhje me kërkesat proceduriale dhe teknike të kuadrit ligjor e nënligjor të projektit të fiskalizimit.

Tetra Solutions prezanton ProFisc